E Diel, 1 Nëntor 2026

MASH prezanton strategjinë kombëtare për arsimin e lartë

Në mes të një periudhe të nxehtë në takim me studentë të fakulteteve të ndryshme, Ministria e Arsimit ka prezantuar strategjinë kombëtare për arsimin e lartë në vend.
Drejtoresha e politikave të arsimit të lartë në MASH, Elida Hoxha, gjatë një konference të saj, ka deklaruar se sistemi i arsimit të lartë nuk i përgjigjet mjaftueshëm nevojave të vendit, zhvillimit të vrullshëm ekonomik, i cili është më i shpejtë se zhvillimit që ndodh brenda arsimit të lartë. Institucioneve të arsimit të lartë në menaxhimin e tyre u ka munguar autonomia e nevojshme për një zhvillim bashkëkohorë, pohoi Hoxha. Duke mos prekur në asnjë moment konfliktin e thellë me studentët, drejtuesit e ministrisë pranuan ekzistencën e problemeve të tjera në sistemin arsimorë në vend. Strategjia kombëtare synon transformimin dhe konsolidimin e arsimit të lartë në vend me qëllim për afrimin e integrimi të plotë saj në sistemin evropian dhe global.

Email This Klikime: 3

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›