MASH publikon rezultatet përfundimtare të matematikës
rreth 3288, pra 8,86 % kanë rezultuar mbetës. "MASH vlerëson se ky korrigjim i dyfishtë, si element i ri i kësaj mature, ka qenë tepër rigoroz. Në analizë të rezultateve mund t'iu komunikoj se 8.88 për qind e nxënësve të maturës shtetërore janë vlerësuar me vlerësimin maksimal, pra, 9 dhe dhjeta. Ndërsa numri i nxënësve që nuk u vlerësuar kalues është 3288, ose 8.86 për qind e këtyre maturantëve", tha Albana Mustafaraj, zëdhënëse e ministrisë së Arsimit. Pas përfundimit të procesit të korrigjimit të testeve nga AVA, APRIAL ka nisur printimin e listave të notave të maturantëve dhe shpërndarjen e tyre nëpër drejtoritë arsimore te rretheve, prej ku do të nisen për afishim në shkolla. Nga 37 mije e 115 nxënës që iu nënshtruan këtij provimi në të gjithë vendin, vetëm 8.88% e maturantëve janë vlerësuar me notën 9 dhe 10, ndërsa 8.86% apo 3.288 maturantë nuk kanë arritur të kalojnë këtë provim. Korrigjimi i testeve të maturantëve është bërë në 4 qendrat e vlerësimit Tiranë, Elbasan, Fier dhe Shkodër dhe rezultatet mund të gjenden në ueb-site zyrtar të Ministrisë së Arsimit. Por ato do të printohen dhe do të afishohen në të gjitha shkollat e mesme. Sipas të dhënave, këtë vit korrigjimet janë vonuar, për shkak të procedurës së dyfishtë apo të trefishtë të vlerësimit. Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka njoftuar se ka përfunduar procesi i korrigjimit të provimeve të maturës duke përjashtuar lëndët me zgjedhje. Në analizë të rezultateve përfundimtare rezulton se 13.13% e maturantëve janë vlerësuar me notën 9 dhe 10, ndërsa numri i nxënësve që nuk u vlerësuan kalues është 1197 pra (3.21%) për provimin e gjuhë letërsisë. Pas përfundimit të procesit të korrigjimit të testeve nga AVA, APRIAL ka nisur printimin e listave të notave të maturantëve dhe shpërndarja e tyre nëpër DAR/ZA-të, prej ku do të nisen për afishim në shkolla. Nga ana tjetër, MASH-i siguron se edhe procesi i vlerësimit të lëndëve me zgjedhje do të bëhet me të njëjtat standarde. Nëse në vitin 2008 në testimin ku morën pjesë 31959 nxënës u morën 535 nota 10, në 2009-n në 35 mijë nxënës të testuar, këtë notë e morën vetëm 470 nxënës.