E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti pranon dështimin e OSSH: Duhen më shumë investime

Dritan Prifti nuk mohoi faktin se gjatë këtij viti ka pasur edhe probleme, por ai theksoi edhe përmirësimet e bëra dhe investimet e kryera. Përsa i përket se ardhmes, ministri Prifti ka kërkuar më shumë vëmendje nga ana e kompanisë CEZ në disa çështje në

funksionimin e OSSH. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës garantoi përfaqësuesit e OSSH se qeveria dhe parlamenti do ti mbështesë ata, me krijimin e legjislacionit të nevojshëm, në mënyrë që konsumatorit shqiptar ti shërbehet më mirë, më shpejtë dhe në mënyrë transparente, si dhe që të mos ketë më abuzime me energjinë elektrike. Në fjalën e tij Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës i tha përfaqësuesve të OSSH se detyra ka qenë shumë e vështirë. Ju morët në ngarkim dhe privatizuat një kompani që ka pasur shumë probleme; një kompani me bilance negative; me humbje shumë të mëdha në rrjet, mbi 40 për qind; me borxhe të trashëguara; me një rrjet problematik dhe të dobët deklaroi Prifti. Në këtë një vit unë e vlerësoj përgjithësisht punën që ka bërë CEZ në krye të OSSH. Nga njerëz të ndryshëm, nga opinionistë, ka pasur mendime të ndryshme për punën që është bërë në një vit. Në momente të caktuara, edhe unë personalisht kam pasur zhgënjimet e mia, të cilat kanë qenë momentale dhe janë superuar nga puna pozitive që është bërë gjatë gjithë vitit. Ashtu siç parashikohej, ky vit ka pasur problem. Media ka kapur disa nga problemet që kanë hasur konsumatorët, siç ishte rasti i mbifaturimit në muajin janar të këtij vitit, si dhe probleme të tjera ku shërbimi i emergjencës për problemet e ndryshme në rrjet ka lënë për të dëshiruar, pra ka pasur një lloj ngadalësie për të reaguar pohoi ministri i ekonomisë

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›