Spanja do të dërgojë trupa shtesë në Afganistan
Spanja ka rënë dakord për dërgimin e 220 trupave të tjera ushtarake në Afganistan, në përgjigje ndaj thirrjeve të SHBA-së për më shumë përforcime në luftën kundër rebelimit të dhunshëm taleban, njoftoi sot zëvendëskryeministrja spanjolle pas një mbledhjeje të kabinetit.
Me dërgimin e trupave të reja, numri i ushtarëve spanjollë në Afganistan do të arrijë në rreth një mijë trupa, pa llogaritur një kontingjent prej 450 ushtarësh, të cilët u dërguan si pjesë e masave për rritjen e sigurisë gjatë zgjedhjeve të 20 gushtit, deklaroi Maria Teresa Fernandez de la Vega.
Forcat e huaja nën komandën amerikane në Afganistan, ku dhuna ka arritur nivelin më të lartë që prej dëbimit të talebanëve në vitin 2001, do të arrijnë deri në 110 mijë trupa, nga 103 mijë që janë aktualisht, deri në fund të vitit