MASH të heqë “Toeflin” si kusht diplomimi
01/11/2011 Protestojnë studentët e masterit shkencor në fakultetin e Shkencave Sociale
Mbrojtja e gjuhës angleze rrezikon diplomimin e tyre në kohë
Rikthehen sërish protestat në radhët e studentëve. Kësaj radhe bëhet fjalë për heqjen e detyrimit që saktëson ligji i arsimit të lartë mbi mbrojtjen e gjuhës angleze (nëpërmjet testeve ndërkombëtare, siç është ai i “Toeflit”) për diplomimin në studimet “master”. Protesta është nisur nga studentët e masterit shkencor të Teorisë Politike në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, ku kanë deklaruar se në rast të mosndërhyrjes protesta do të përshkallëzohet më tej. Me pankarta nga më të ndryshmet studentët kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit të heqë detyrimin e “Toeflit” si kusht për marrjen e diplomës së masterit, pasi kostoja financiare deri në marrjen e testimit paraqitet të jetë e lart dhe e papërballueshme prej tyre, por nga ana tjetër kërkon edhe kohë, duke rrezikuar marrjen e diplomës përkatëse në mbyllje të ciklit të studimeve. Studentët protestues konfirmojnë më tej se certifikimi i gjuhës angleze bazohet në ndryshimet e bëra në ligjin e ri të arsimit të lartë, i cili u shoqërua me debate edhe në radhët e akademikëve, ndërkohë që aktualisht përballja me këto ndryshime ka rënë në kurriz të tyre, duke qenë se janë në prag të diplomimit në programet e caktuara të masterit. “Në një universitet nuk mund t’i detyrosh studentët që të mbrojnë një gjuhë të huaj, aq më tepër t’i kushtëzosh për t’u diplomuar në master. Kjo bie ndesh me liritë dhe të drejtat e njeriut. Me anë të një peticioni, që do të qarkullojë në të gjitha fakultetet, do të kërkohet heqja e këtij detyrimi”, - konfirmon njëri prej protestuesve.