MASHT-i jep licenca për 16 institucione private parauniversitare

Prishtinë, 18 gusht - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), përkatësisht Komisioni për Licencimin e institucioneve parauniversitare private, ka bërë të ditura sot rezultatet e procesit të licencimit të këtyre institucioneve.
Osman Shahini, kryetar i Komisionit, bëri të ditur se kësaj radhe vendimet janë dhënë për 16 institucione.
“Në sektorin e arsimit privat parauniversitar janë bërë investime të mëdha, ka nisma shumë serioze dhe megjithëse në një kohë të shkurtër, këto institucione, me matjet që bëhen nëpërmes testit të maturës, shumica kanë dalë me rezultate shumë të larta, gjë që i bën pjesë serioze të arsimit në Kosovë”, theksoi ai.
Shahini bëri të ditur se licencimi i këtyre shkollave do të bëhet vetëm për një vit.
Institucionet që kanë marrë licencë kësaj radhe janë: Qendra Sociale-Edukative “Don
Bosko” në Prishtinë; “Luarasi” në Prishtinë; “Cembridge School” në Pejë; “Mileniumi i
Tretë” në Prishtinë; “American School of Kosova” në Prishtinë; “ZENIT” në Prugovc-Prishtinë; Qendra për Arsim dhe Aftësim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë; “International Learning Group” në Prishtinë; shkolla e mesme e lartë profesionale “Ura Vision” në Pejë; shkolla e mesme profesionale “Ismet Jashari-Kumanova” në Davidovc-Shtime; “Prishtina High School” në Prishtinë; “Amadeus” në Prishtinë; “ART” në Prishtinë, shkolla e mesme e lartë profesionale “Vlora Nice” në Prizren.
Komisioni ka vlerësuar se institucioni “Frames” nuk i ka plotësuar kushtet dhe kriteret e përcaktuara nga MASHT-i që të funksionojë si institucion privat parauniversitar dhe ka rekomanduar që të njëjtit t’i hiqet licenca.
Po ashtu, Komisioni ka rekomanduar që “QSI Internacional”, duke qenë se e ka ndërprerë veprimtarinë, për funksionim të mëtutjeshëm duhet të aplikojë sërish për licencë.