Rahovec:LDK, AAK dhe LIB kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Rahovec, 17 gusht - Degët e LDK-së, AAK-së dhe LIB-it në Rahovec, kanë shfaqur shqetësimin e thellë në lidhje me rikthimin, siç thuhet, të paligjshëm të ish-kryetarit të Rahovecit Qazim Qeska, pas 45 ditëve pas dorëheqjes publike dhe të parevokueshme, ndërsa kërkojnë nga presidenti Fatmir Sejdiu që të shpallë zgjedhjet e parakohshme për komunën e Rahovecit.
Në një deklaratë për media të hënën, këto tri subjekte reagojnë ndaj, siç thuhet, abuzimit me ligj nga ana e kryeministrit Hashim Thaçi, i cili me presionin direkt ndaj ish kryetarit Qeska dhe implikimit, për fat të keq, të klerit fetar tarikat RUFAI në Rahovec, të cilët kanë ndikuar që në mënyrë antiligjore të bëhet rikthimi i Qeskës, pas një mungese afatgjate prej 45 ditësh.
Po ashtu, LDK, AAK dhe LIB reagojnë edhe ndaj neglizhencës së presidentit Fatmir Sejdiu për të shpallur zgjedhjet e parakohshme për Rahovec, konform ligjit dhe kushtetutës. Të tri këto subjekte konsiderojnë se pas dorëheqjes së Qeskës më 1 korrik, ai është vetëm një qytetar i thjeshtë i komunës së Rahovecit.
Po ashtu, LDK, AAK dhe LIB kërkojnë nga presidenti Fatmir Sejdiu që të shpallë zgjedhjet e parakohshme për komunën e Rahovecit, ndërsa nga ICO kërkojnë që konform përgjegjësive dhe kompetencave që ka në Kosovë të ndërhyjë në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Qazim Qeska ka bërë të ditur të hënën pas takimit me kryeministrin Thaçi se do të vazhdojë së kryeri detyrën e kryetarit të komunës së Rahovecit, ndonëse më 1 korrik kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme, me arsyetimin për gjendje jo të mire shëndetësore.