E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASHT ofron përkrahje për studentët nga Presheva

Nga Express më 17 gusht 2011 në ora 23:55

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Nehat Mustafa ka pritur të mërkurën në një takim kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit është diskutuar shqyrtimi i mundësive përmes të cilave Ministria e Arsimit mund të rris përfshirjen e numrit të studentëve nga Lugina e Preshevës në universitetet publike të Kosovës.

Zëvendësministri, Mustafa ka dhënë zotimet se Ministria e Arsimit do të bëjë të gjitha përpjekjet për sistemimin e të maturantëve të Preshevës në UP dhe UPZ.

Mustafa ka theksuar se ministria është e gatshme të ndihmoj në të gjitha format e mundshme arsimin e lartë dhe atë parauniversitarë në Preshevë, duke ofruar trajnime në zhvillimin profesional të mësimdhënësve, shpërndarjen e teksteve shkollore për klasat e para, etj.

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa nga ana e tij ka vlerësuar lartë kontributin e MASHT-it në përkrahjen e vazhdueshme që po u jep të rinjve të Preshevës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›