Gjendet “Gjykimi” i Rembrandt
Nga Express më 18 gusht 2011 në ora 08:37
Policia amerikane ka zbuluar hajnat dhe ka kthyer veprën e piktorit të famshëm holandez, të vjedhur gjatë fundjavës.
Sipas policisë, litografia “Gjykimi” me dimensione 28 me 15 centimetra, e punuar në shekullin e 17, dhe me vlerë prej 250,000 dollarësh, e cila u vodh gjatë fundjavës derisa ishte ekspozuar në hotelin Ritz-Carlton, në Los Angeles, i është kthyer pronarit. Dyshohet se ajo ishte vjedhur nga të paktën dy persona.
Sipas zëdhënësit të policisë së Los Angeles, litografia ishte lehtë që të vidhej, sepse qëndronte mbi një bazament të drunjtë dhe e pashtrënguar fare. Vepra e Rembrandt ishte pjesë e një ekspozite që po mbahetj nën patronazhin e Leinaris Insitute nga San Francisco.