Ishinger: Ballkani më stabil pas pavarësisë së Kosovës
Prishtinë - Rajoni i Ballkanik është më stabil pas pavarësisë së Kosovës. Ngurrimi i botës islame për ta njohur pavarësinë e Kosovës ka të bëjë me Bosnjën e Hercegovinën dhe frikën nga ndarja e saj. Kështu tha në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën (RTK) ish ndërmjetësi nga Treshja ndërkombëtare në negociatat për statusin, diplomati gjerman Volfgang Ischinger.
Ai po ashtu thotë se “nuk duhet çarë kokën për zërat që vijnë për ndarjen e Kosovës”. Diplomati gjerman, cili këto ditë ka drejtuar edhe Konferencën e Sigurisë së Munihut, ku u përfaqësua edhe Kosova, thotë se bisedime midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të ketë vetëm për çështje praktike, në interes të njerëzve dhe jo për statusin.
Zoti Ischinger, Kosova po mbush një vjetorin e pavarësisë. Sa jeni të kënaqur me zhvillimet në Kosovën e pavarur një vit pas pavarësisë, pasi ju jeni njëri nga kumbarët e planit Ahtisari mbi bazën e të cilit u shpall pavarësia e Kosovës?
Ëolfgang Ischinger: Po, jam i kënaqur me zhvillimet e tërësishme pas pavarësisë së Kosovës, para së gjithash për faktin se këto zhvillime në pjesën më të madhe kanë ecur në mënyrë paqësore. Sidoqoftë, jam i mendimit se ka mundur të ecet përpara me një ritëm më të shpejtuar. Kjo do të thotë se puna pas pavarësimit të Kosovës nuk është kryer e tëra.
Stabiliteti rajonal i Ballkanit perëndimor është prioritet për Bashkimin Evropian. Liderët e institucioneve të Kosovës theksojnë se pavarësia ka stabilizuar rajonin. Ju si mendoni?
Ëolfgang Ischinger: Stabiliteti i rajonit varet nga zgjidhja e problemeve midis shteteve ballkanike. Kjo do të thotë se stabiliteti rajonal varet nga kurba e zgjidhjes së problemeve - nëse janë rritur apo zvogëluar kontestet ekzistuese midis fqinjëve ballkanikë. Mendoj se përmes aktit të shpalljes së pavarësisë dhe gjatë kohës pas pavarësisë së Kosovës, kjo kurbë e problemeve, apo kontesteve nuk është rritur por përkundrazi është zvogëluar. Natyrisht, në raportet midis Beogradit dhe Prishtinës ende nuk është vendosur normaliteti. Por krahasuar me kohën kur statusi ishte i pa zgjidhur, kjo që është arritur edhe në këto raporte mund të cilësohet si përparim i mirë. Pra, unë pajtohem me liderët e Kosovës, se rajoni tani është më stabil se përpara.
Ditë më parë u mbajt Konferenca për sigurinë botore në Munih, të cilën e udhëhoqët ju ku morën pjesë edhe personaliteti të larta si nënpresidenti amerikan Xho Bajden, presidenti francez Sarkozi, kancelaria Merkel etj. Aty ishte i ftuar edhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu. Çfarë rëndësie iu kushtua Kosovës në konferencë?
Ëolfgang Ischinger: Në Konferencën e Sigurisë që udhëhoqa unë i kushtova rëndësi faktit që një vit pas pavarësisë të dëgjohet zëri i Kosovës në Munih. Për këtë arsye presidenti Fatmir Sejdiu ka mbajtur i pari fjalimin në darkën e parë të punës në konferencë ku foli për përparimet në shtetin më të ri të Evropës. Ai foli në vendin e njëjtë ku një vit më parë në fillim të shkurtit 2008 kishte folur edhe presidenti i Serbisë Boris Tadiq, i cili ka qenë i ftuar vitin e kaluar. Mendoj se me këtë rast gjatë fjalimit të presidenti të Kosovës në konferencën e Munihut iu bë e qartë të gjithë pjesëmarrësve se Kosova ndërkohë e ka vendin në familjen evropiane dhe se Kosova dhe pavarësia e saj është bërë realitet. Prandaj pjesëmarrja e presidenti Sejdiu në Konferencën e Munihut ishte një mesazh i fortë dhe sinjal i rëndësishëm njëkohësit.
Zoti Ischinger, Serbia edhe më tej nuk po ndryshon politikën e saj duke përkrahur strukturat paralele në veriun e Kosovës. Kjo nuk është në harmoni me synimet e Serbisë për anëtarësim në BE. Mund ta rrezikojë kjo sjellje e Beogradit stabilitetin e Kosovës?
Volfgan Ishinger: Shpresoj jo. Në këtë çështje mendoj se kemi nevojë për më shumë kohë dhe durim, por edhe qartësi. Duhet të jetë e qartë se nuk do të ketë ndryshime të kufirit, duhet të jetë e qartë për të gjithë se NATO-ja është përgjegjëse për sigurinë në tërë terrorin e Kosovës, përfshirë dhe veriun, duhet të jetë e qartë për të gjithë se roli i Euleksit është i shtrirë në gjithë terrorin e Kosovës. Mendoj se gradualisht do të kemi përmirësime të mëtejshme në këtë fushë.
Përmendët rolin e Euleksit, si e shihni rolin e këtij misioni?
Ëolfgang Ishinger: Euleksi kishte një start të vështirë në vitin 2008 nga arsye që dihen, por më në fund pati një kompromis për vendosjen e tij dhe tani Euleksi parimisht mund të punojë ashtu si kemi dëshiruar dhe shpresuar ne. Shpresoj se ky mision do të kontribuojë që Kosova si një krijesë shtetërore të mbetet stabile dhe që ky stabilitet të forcohet akoma më shumë. Shpresoj gjithashtu që strukturat e shtetit juridik në Kosovë përmes ndihmës së këtij misioni të madh evropian vërtet të përfitojnë një ndihmë të duhur. Por, ky është një proces që nuk kryhet për disa ditë apo javë, por që kërkon muaj e ndoshta edhe vite të tëra. Edhe këtu duhet të tregojmë durim dhe gatishmëri për bashkëpunim afatgjatë midis institucioneve të Kosovës në njërën anë dhe vendeve të Bashkimit Evropian të cilat financojnë misionin Euleks. Por, edhe në këtë plan parashikoj zhvillime pozitive.
Një vit pas pavarësisë së Kosovës, Misioni i Kombeve të Bashkuara ende ndodhet në Kosovë dhe këto ditë ka kërkuar bisedime teknike midis Beogradit dhe Prishtinës. Nga ana tjetër Serbia po vazhdon të kërkojë bisedime të reja për statusin e Kosovës, derisa Prishtina thotë se bisedimet për statusin kanë marrë fund dhe kjo punë është e kryer.
Ëolfgang Ischinger: Statusi i Kosovës nga pikëpamja ime është çështje e përfunduar. Kosova është e pavarur. Ajo që nuk është bërë, është normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës në interesin e njerëzve. Tani duhet bërë përpjekje për organizimin e bisedime midis Beogradit dhe Prishtinës për çështje praktike që t’u mundësohet njerëzve tregtia e lirë, lëvizja e lirë, bashkëpunimi midis policisë së Kosovës dhe Serbisë si dhe për bashkëpunimin nga fushën e përditshmërisë si është ekonomia. Unë gjatë bisedimeve të Treshes, në fund të vitit 2007, kam bërë propozime se si duhet qasur zgjidhjes së këtyre problemeve praktike, por kjo nuk ishte pranuar atëherë nga pala serbe. Mendoj se tani është pjekur koha për një marrëveshje të re midis Beogradit dhe Prishtinës, jo për statusin sepse ai është zgjidhur, por për çështjet praktike, siç thash në interes të njerëzve.
Zoti Ischinger gjithnjë e më shpesh nga Beogradi po vijnë zëra për ndarjen e Kosovës. Mendoni se ndarja mund të ishte opsion?
Ëolfgang Ischinger: Personalisht nuk e çaj kokën për zëra të tillë. Sidoqoftë, habitem që tani vijnë këta zëra, sepse gjatë bisedimeve të Treshes në mënyrë intensive vazhdimisht kemi pyetur të dyja palët nëse ndarja territoriale e Kosovës do të ishte zgjidhje. Kjo pyetje ka marrë një “jo” masive nga delegacioni serb. Prandaj tani nuk shoh arsye pse ky ndryshim dhe nuk shoh arsye pse ndarja tani papritur do të ishte ndonjë lloj zgjidhje. Nëse më pyetni mua, unë nuk jam për ndarje.
Deri më tani Kosova është njohur nga 54 shtete. Por njohjet kanë munguar nga bota arabe. Ju zoti Ischinger jeni një diplomat i rryer. Ku i shihni pengesat për këtë?
Ëolfgang Ischinger: Mendoj se procesi i njohjeve do të vazhdojë tutje. Por, duhet thënë se shumë shtete kanë interesat e tyre të caktuara. Merreni me mend, edhe në Bosnjë e cila është e banuar nga popullata myslimane, ka pasur rezerva ndaj pavarësisë së Kosovës. Në Sarajevë dhe në botën arabe ka pasur frikë se pavarësia e Kosovës mund të bëhet shkak për ndarjen e Bosnjës. Prandaj, konsideroj se është mirë që politikanët e të dyja vendeve të gjejnë gjuhë të përbashkët që ky vend ta njohë pavarësinë e Kosovën në mënyrë që t’i hapet udha botës arabe ta bëj të njëjtën gjë, pasi ata nuk po e njohin pavarësinë e Kosovës duke marrë shkak Bosnjë e Hercegovinën. Mendoj se Bosnja duhet të marrë anën e Kosovës dhe të kërkojë nga bota arabe që ato vende ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Por, zoti Ischinger edhe brenda vetë BE janë pesë vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës?
Ëolfgang Ischinger: Ka vende anëtare të Bashkimit Europian që nga arsye të veta specifike siç janë lëvizje separatiste që mund të çojnë deri në ndarjen e vendeve të tyre, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo është e kuptueshme. Këtu po përmendim Spanjën, Qipron, Greqinë. Por, mendoj se edhe këto vende do ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe është vetëm çështje kohe se kur do ta bëjnë këtë. Pra, është çështje kohe se kur BE do të flasë me të njëjtën gjuhë, kur edhe do të kemi edhe një politike unike të 27 vendeve anëtare të cilat do të vendosin marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Mendoj se fakti që Kosova është njohur nga 54 shtete nga tërë bota dhe nga 22 vende të BE-së është një sukses i mirë. Mendoj se jemi duke shkuar në drejtimin e duhur.