Bumçi: PS të respektojë paktin për reformën në drejtësi
Partia Demokratike i kërkon Partisë Socialiste që të respektojë Paktin e Reformës në Drejtësi. Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, i bëri dje thirrje PS-së që të respektojë detyrimet e saj dhe të miratojë me konsensus ligjin për Gjykatën Administrative. “Ligji për Gjykatën Administrative ka muaj që ka ardhur në Kuvendin e Shqipërisë, por megjithëse është shprehur vullneti për t'u kaluar bashkërisht, deri më sot ky ligj qëndron i fjetur, sepse PS nuk ka vullnet për ta kaluar. Ligji është asistuar nga ekspertë të BE-së dhe për hartimin e tij Ministria e Drejtësisë ka bashkëpunuar me misionin EURALIUS. Ngritja e Gjykatës Administrative do të thotë një shkallë më e ulët e abuzivizmit me pushtetin nga ana e administratës, ndërkohë që ky ligj ul hapësirat për korrupsion dhe rrit nivelin e demokracisë dhe të drejtat e qytetarëve”, - tha Bumçi.