Kremtohet festa e ujit të bekuar në Korcë e Pogradec
POGRADEC- Në një të ftohtë me temperatura të ulta dhe reshje dëbore, mijëra pogradecarë kanë marrë pjesë sot në festën e ujit të bekuar.
Sipas riteve fetare, në dy kishat e qytetit është zhvilluar ankandi i shenjtorëve më pas besimtarët janë nisur në drejtim të molit të qytetit në qendër të tij.
Imzot Joani ka hedhur kryqin në ujë, ndërsa 30 djem të rinj kanë tentuar ta kapin atë. Fitimtar ka dalë 17 vjeçari Vangjo Shiko, ndërkohë qe në Korçë ceremonia e ujit të bekuar është zhvilluar pranë një shatërvani dhe kryqi është kapur nga Gentian Gora.
Më pas, besimtarët kanë mbushur enë me ujë nga liqeni për t'i marrë për në shtëpitë e tyre, çka do t'u sjelli fat.
(ma.ar/BalkanWeb)