E Shtunë, 31 Tetor 2026

MBI PROVIMIN E LICENCS S MJEKUT STOMATOLOG

Opinion

Shume studente qe kane perfunduar studimet e larta per Stomatologji vijne rrotull per tu punesuar si asistente apo si vezhgues duke mos pasur mundesi per te punuar direkt me pacientin pasi nuk kane licence.

Brezi i ri i stomatologeve qe po dalin duhet te jete i pergatitur dhe i gatshem te perballoje sfiden e Europes se Bashkuar pasi do te jene ata te paret qe do ndeshen me kerkesat e larta te bordit te Stomatologeve te Europes. Prandaj jam e bindur qe vendimi i Ministrise se Shendetesise Urdhri i Mjekut dhe Shoqata e Stomatologeve te Shqiperise ne lidhje me provimin e marrjes se licences eshte shume e drejte por duke marre gjithmone parasysh kriteret baze.

Per mendimin tim kjo eshte nje nisme qe duhet te merret seriozisht sidomos ne drejtim te organizimit pasi kjo e fundit ne qofte se nuk behet ne menyre korrekte do te beje qe ky bord te mos funksionoje gjate dhe te krijoje mundesi komprometuese.

Konkretisht ky bord ekziston ne te gjitha vendet e zhvilluara. Une personalisht mund te jap sugjerime duke u mbeshtetur ne eksperiencen time ne lidhje me Bordin e Ekzaminimit te Dentisteve ne Kanada.

Normalisht ky ekzaminim duhet te permbaje
A. Provimin me shkrim
B. Provimin praktik

Provimi me shkrim mund te behet me pyetje qe kerkojne pergjigje te shtjelluar te cilat jane te lidhura me praktiken. E rendesishme sipas meje eshte qe provimi te jete i ndare ne kapituj si terapi kirurgji ortopedi periodonti ortondonsi radiografi. Secili kapitull duhet te plotesoje 100 pike nderkohe qe per cdo kapitull studenti duhet te kaloje 70. Ne rast se studenti nuk kalon 70 ne nje kapitull ai ka te drejte te perserise testin vetem per pjesen ku nuk ka kaluar duke ruajtur keshtu rezultatet e kapitujve te tjere.

Provimi praktik eshte i keshillueshem te zhvillohet ne kushte klinike. Ne kete menyre studenti fillon me ekzaminimin e pacientit plotesimin e karteles marrjen e plote e anamnezes se pacientit dhe te ndertoje planin e punes. Ne terapi cdo i ri eshte i detyruar te kryeje praktikisht nje mbushje Gr II GrIII dhe te beje pastrimin e gurzave.

Ne kapitullin qe perfshihet ortopedia studenti duhet te marre masen te beje provat per nje parciale dhe totale te beje dekortikimin e dhembit te marre masat per kellef ose ure.

Per sa i perket kirurgjise e rendesishme eshte qe te behet te pakten nje heqje dhembi dhe suturimi i tij.

Nese kalojme te kapitulli i Ortodoncise duhet qe studenti te dije ne menyre praktike te vendose diagnozen dhe te kuptoje interpretimin e mjekut te specializuar. Ai duhet te dije te dalloje mire diferencen midis dhembit te qumeshtit dhe permanent dhe te jete i sakte ne drejtim te kohezgjatjes se dhembeve te qumeshtit.

I rendesishem eshte edhe interpretimi i radiografise nepermjet te ciles studenti mund te kuptoje semundjet baze te dhembit dhe te pjeses MaksilondashFaciale dhe te krijohet mundesia e berjes se nje grafie nga ana e studentit.

Po kaq rendesi ka dhe menaxhimi i klinikes dentare. Klinikat e sotme kane rregulloret e reja te akredituara nga Ministria e Shendetesise dhe nga Shoqata e Stomatologeve te Shqiperise e cila duhet te studiohet dhe te zbatohet korrektesisht nga cdo stomatolog. Studenti i diplomuar duhet te kete njohuri dhe ne lidhje me drejtimin e klinikes pasi ai nuk do jete vetem nje mjek por do te kontrolloje e te zhvilloje biznesin duke filluar qe nga detyrimet financiare shteterore deri ne rritjen e fitimit personal. Studenti duhet te njohe mire detyrat dhe te drejtat e nje stomatologu ne shoqerine tone menyren e komunikimit me pacientin punedhenesin dhe vlerat etike e morale te mjekut. Mendoj qe studenteve te sapodiplomuar duhet tu jepet mundesia qe te vazhdojne kurse teorike dhe praktike te akredituara nga ministria ne menyre qe ai te hyje i pergatitur ne ekzaminim.

Ne te tilla raste do te ishte i vlefshem edhe nje buletin qe te sherbeje per pyetjet baze te provimit dhe sqarimit te tyre.

Ministria duhet tu jape leje disa klinikave dentare qe te plotesojne kushtet normale te praktikojne keta mjeke. Kjo eshte arsyeja qe ne shumicen e rasteve ne nuk i pranojme stomatologet e rinj qe te vezhgojne prane klinikave tona pasi ne baze te ligjit jemi te detyruar ti paguajme figuracionet. Sa i perket provimit me shkrim do mendoja te zhvillohet si provimet e matures ne baze te pikeve dhe pa emer pra me numer identifikimi. Per provimin klinik do te sugjeroja te ishte nje klinike e madhe studentore qofte shteterore apo private dhe te vendosen disa data qe te mos te kete konfuzion ne klinike. Pacientet mund te zgjidhen nga vete studentet dhe brenda dites mund te japin disa pjese te provimit klinik. Do sugjeroja gjithashtu qe nga ana praktike te angazhohet nje numer me i madh mjekesh me eksperience ne menyre qe ata te jene vazhdimisht te drejtuar dhe te orientuar nga bordi stomatologjik. Jam e bindur qe studenti i sapodiplomuar pasi te kaloje kete provim do te jete i afte me te vertete te hape kliniken dhe te perballoje cdo sfide me sukses. Kam degjuar qe Ministria e Shendetesise Urdhri i Mjekut dhe Shoqata Stomatologjike kane hartuar planet ne lidhje me kete ekzaminim dhe jam e bindur se kane bere zgjidhjen me te mire. Por mendova te ndihmoja sado pak me eksperiencen time ne kete shkrim. Personalisht ju premtoj ketyre forumeve se jam e gatshme te ndihmoj vullnetarisht per kete projekt duke e pare si nje detyrim ndaj brezit te ri apo stomatologeve te ardhshem.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›