E Shtunë, 31 Tetor 2026

MB:Procesi s ka dështuar, shpërndarja nis brenda javës

Autori i Lajmit: red.
Ministria e Brendshme i cilëson të gabuara dhe dashakeqe pretendimet e paraqitura në media të caktuara se ka dështuar procesi i shpërndarjes së certifikatave elektronike. Autoritetet e Ministrisë së Brendshme nuk kanë deklaruar ditën e djeshme për fillimin e këtij shërbimi por është përcaktuar kjo javë, e cila është në fillimin e saj, informacion ky që është transmetuar nga mediat e shkruara dhe vizive. Në respekt të qytetarëve të cilët presin dhe mbështesin modernizimin e shërbimit të gjendjes civile, Ministria e Brendshme deklaron edhe njëherë se procesi i shpërndarjes së certifikatave elektronike për qytetarët do të fillojë brenda kësaj jave. Përurimi i këtij shërbimi të rëndësishëm në rrugën e modernizimit të plotë të shërbimit të gjendjes civile dhe projekteve për regjistrin elektronik dhe dokumentet e reja të identitetit, do të kryhet në një nga ditët në vijim. Ministria e Brendshme falënderon mediat për interesimin e vazhdueshëm për mbarëvajtjen e këtyre proceseve madhore në shërbim të qytetarëve dhe garanton bashkëpunim të plotë me qëllim informimin e publikut.

Ky lajm është publikuar: 13/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›