E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërndarja e librave shkollorë, vazhdojnë mangësitë në furnizim

Autori i Lajmit: red.
Kërkesat e shumta për pajisje me tekste shkollore nga ana e nxënësve po vazhdojnë të përballen me mangësitë në furnizimin e librarive. Edhe pse u premtua se me datën 1 gusht do të niste shpërndarja e teksteve shkollore në çdo librari, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Shpërndarja ka nisur vetëm prej disa ditësh, ndërkohë që kërkesat nga ana e nxënësve janë të mëdha dhe përballë saj libraritë kanë mangësi të theksura. Shitësit në librari thonë se mangësitë më të mëdha në furnizimin me tekste shkollore i përkasin ciklit 9-vjeçar, por krahasuar me vitin e kaluar situata është përmirësuar. Ndërkaq premtimi që ka bërë Ministria e Arsimit është se pas datës 15 gusht të gjithë libraritë do të furnizohen plotësisht, ndërsa fluksi në dyert pritet të rritet. Ndërkaq pas paisjes me tekste shkollore nxënësit duhet të paguajnë faturat pranë shkollave ku ata mësojnë.
Ky lajm është publikuar: 13/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›