E Diel, 1 Nëntor 2026

Sëmundjet kardiake rimbursohen në masën 70 %

Autori i Lajmit: red.
Sëmundjet kardiovaskulare, të cilat zenë vendin e parë në sëmundshmërinë e përgjithshme të popullatës, rimbursohen me masën rreth 70%. Sipas Institutit të Sigurimit të Kujdesit Shendetësor(ISKSH) këto sëmundje zenë 33,3% të shpenzimeve të rimbursimit vjetor për barnat. "Vendojsa e kësaj mase mbulimi është parë me përparësi si në aspektin shkencor (këto janë sëmundje me rrezikshmëri të lartë dhe përqindje të lartë invaliditeti) edhe në aspektin social (përhapja e gjerë në popullsinë me të ardhura më të ulta)", u shpreh Etiola Kola, zëdhënëse e këtij instituti, duke vënë në dukje se ky është një risk, me të cilin ISKSH- ja përballet sistematikisht, veçanërisht në vitet e fundit. Ajo vlerësoi se është bërë mbulimi i të gjitha grup sëmundjeve dhe një shpërndarje e drejtë e fondeve, duke marrë në konsideratë shpenzimet për rimbursimin e barnave në vitin 2007. Lista e Barnave te Rimbursueshme 2008 mbulon rreth 94% të sëmundjeve kronike. Sipas Kolës përmbushjes së prioritetit të ISKSH-së për pasurimin e vazhdueshem të listës me barna të reja dhe cilësore në shërbim të pacientit, i ka shërbyer edhe përfshirja e mbi 21 barnave alternative të reja. Kjo listë ka në total mbi 400 barna me një vlerë rreth 4.2 miliardë lekë.
Ky lajm është publikuar: 13/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›