Mbyllet pozitivisht bursa e Wall Streetit
Mësohet se Dow Jones ka shënuar një rritje prej plus 0.01 për qind me 10.573.38 pikë. Ndërsa është mbyllur me një rritje prej 0.33 përqind Nasdaq ndërsa S&P është mbyllur me një rritje prej plus 0.05 për qind. Sipas Departamentit të Tregtisë, prodhimi i përgjithshëm ishte më i ulët nga parashikimet si rezultat i rënies së shpenzimeve të konsumatorëve, pakësimit të ndërtimeve dhe zvogëlimit të inventarit nga kompanitë. Megjithatë shifrat e reja flasin
për një rritje prodhimi, pas rënies që zgjati një vit. Wall Street-i reagoi pozitivisht pjesërisht nga fakti i një rritje prej 7 presje 5 përqind të shitjeve të shtëpive ekzistuese. Ekonomisti Martin Neil Baily thotë se treguesit e fundit sugjerojnë se ekonomia është në rrugën e duhur për të shënuar rritje më të madhe në të ardhmen.