MBUMK: Toka bujqësore, 444 mijë familje me tituj pronësie
Toka bujqësore është në proces regjistrimi dhe rreth 80 për qind e saj ka marrë tituj pronësie. Ky ka qenë deklarimi zyrtar i MBUMK-së, pas akuzave të bëra nga PS-ja lidhur me titujt e pronësisë. Zëdhënësi i MBUMK-së, Rexhep Shahu, në emër të ministrisë reagoi për akuzat e PS-së. Ai tha se gënjen për ndarjen e tokës në bazë të ligjit 7501 dhe premton se do t’u japë tapitë e certifikatat e tokave fermerëve shqiptarë, se do të zbatojë ligjin 7501. “Në Shqipëri, që nga viti 1991 janë ndarë dhe janë dhënë në pronësi të 444 mijë familjeve fermere shqiptare 560 mijë ha tokë bujqësore, tokë që e kanë përfituar këto familje dhe kanë marrë tituj pronësie për këtë sipërfaqe toke”, - ka deklaruar Shahu. Sipas tij, shumë nga specialistët e bujqësisë të opozitës që Edi Rama nuk i duron dot dhe i ka këmbyer me vullnetarë të politikës së re, jashtë të djathtës e të majtës, që nuk i gjen dot në Shqipëri, e dinë se fermerët shqiptarë janë pajisur me tituj pronësie si dhe kanë refuzuar 110 mijë ha tokë bujqësore si të pafrytshme, e cila është e pandarë. Shahu tha se për, se territori i Shqipërisë ka 2953 zona kadastrale rurale dhe se një zonë kadastrale është një fshat. Shahu sqaroi se është kryer regjistrimi fillestar i tokës bujqësore në cilësinë e pasurisë së paluajtshme për 2390 zona kadastrale ose për 81 për qind të gjithë zonave kadastrale të Shqipërisë. Pjesa e mbetur është në proces.