M.Drejtësisë: Raporti ynë, i bazuar në ligj e fakte

Ministri i Drejtësisë, Halimi
TIRANE- Raporti vjetor, periodik, i ministrisë së Drejtësisë për Prokurorinë, detaje të të cilit janë publikuar sot në media, provokuan reagimin e Shoqatës së Prokurorëve dhe së fundi një kundërpërgjigje të ministrisë së Drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë, në një deklaratë për shtyp shpjegon se; Hartimi i raportit vjetor, periodik, të ministrit të Drejtësisë drejtuar Kuvendit përmban fakte të verifikuara përgjatë inspektimeve në terren të zhvilluara nga Ministria e Drejtësisë përgjatë një viti. Çdo fakt i paraqitur në të dhe çdo konkluzion i nxjerrë bazuar në faktet e paraqitura gjen mbështetje në inspektimet e veçanta të zhvilluara. Çdo konkluzion i nxjerrë përmban arsyetimin ligjor të faktit të konstatuar.
Pjesë nga reagimi i ministrisë së Drejtësisë;
Rritja e përgjegjshmërisë së institucioneve të drejtësisë, ndaj ligjit dhe Kushtetutës është nje shqetësim real, për publikun shqiptar, dhe të gjithë faktorin ndërkombëtar. Respektimi i institucioneve dhe i pavarësisë së tyre, ështe absolutisht, po aq e rëndësishme sa përballja e tyre me ligjin. Përgjegjshmëria ndaj Kushtetutës dhe ligjeve janë komponent i qënësishëm i ndarjes së pushteteve dhe premisë bazë për një shtet demokratik që synon të garantojë liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve.
Te jesh i pavarur, nuk do te thote te mos japesh llogari, dhe procesi i llogaridhenies eshte proces vital per konsolidimin e shtetit te se drejtes ne Shqiperi.
Në fokus të inspektimeve të kryera nga Ministria e Drejtësisëgjate nje viti, ka qenë verifikimi i politikës penale në përputhje me kompentcat ligjore të nenit 56 të ligjit nr. 8737/2008 Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në RSH, i ndryshuar. Objekti i inspektimeve është përcaktuar në përputhje me shqetësimin dhe ankesat e publikut, mbi ushtrimin e njëpolitike penale të gjatë vitit të kaluar nga prokuroria, duke aplikuar masa të ulëta dënimi.
Ministria e Drejtësisë evidenton se bazuar në rezultatet e inspektimeve një politikë e padrejtë penale ndaj marrjes së jetës së shtetasve është absolutisht e papranueshme në një shtet, ku sundon ligji dhe ku siguria publike duhet të ekzistojë. Një politikë penale e padrejtë jep sinjalin më negativ sepse sulmon drejtpërdrejt dhe në mënyrë agresive sigurinë publike të qytetarëve. Kundërpërgjigjja e institucioneve publike në këto raste duhet të jetë e menjëhershme, efektive, me integritet dhe mbi të gjitha të gëzojë mbështetjen e opinionit publik.
Ministria e Drejtësisë respekton maksimalisht pavarësine e institucionit, duke i bërë të ditur se askush nuk ështëi pakontrollueshëm.Ministria e Drejtësisë, si pjesë e pushtetit ekzekutiv, mbështet, bashkëpunon dhe bashkërendon veprimtarinë e saj me prokurorinë në respekt të plotë me parimin e qeverisjes të sanksionuar nga neni 7 i Kushtetutës Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Parimi i ndarjes së pushteteve, siç ka interpretuar edhe Gjykata Kushtetuese, nuk duhet kuptuar që çdo pushtet është i mbyllur dhe i pakontrolluar nga askush. Ndarja e pushteteve midis tri degëve të qeverisjes garantohet vetëm nëpërmjet sistemit të kontrolleve dhe ekuilibrave.
Sigurisht që, në respekt të detyrimeve ligjore, shoqata e prokurorëve nuk është njoftuar për rezultatet e këtyre inspektimeve.
Ministria e Drejtësisë garanton se veprimtaria e saj është e orientuar për drejt profesionalizmit te larte dhe respektimin e shtetit të së drejtës ku sundon ligji dhe Kushtetuta dhe gjen rastin të inkurajojë të gjithë prokurorët e ndershëm te Republikes për një luftë pa kompromis me krimin ne cdo forma qe shfaqet ai.