Xhamia e re e myslimanëve, pranë Parlamentit
Xhamia e re e myslimanëve, e cila parashikohet të jetë më e madhja në Ballkan, do të ndërtohet në sheshin e Namazgjasë, në lulishten mes Kuvendit dhe Komunitetit Mysliman. Ky vendim është marrë nga një komision që është ngritur për ndërtimin e këtij objekti nga bashkia.
Hapësira në të cilën do të ndërtohet xhamia kërkon më parë shpronësime, për shkak se një pjese e këtij sheshi është i zënë nga bulevardi dhe nga bizneset e ngritura në të.
Pavarësisht caktimit të vendit, ende nuk dihet se kur do të nisin punimet për ndërtimin e saj.
Në mbledhjen e ardhshme Komisioni do të diskutojë për mënyrën se si do të veprohet për projektin e xhamisë, nëse do të jetë ai i hartuar tashmë, do të përcaktohet një arkitekt për të bërë një projekt të ri, apo do të bëhet konkurs për projektimin e këtij institucioni dhe pas kësaj menjëherë, aprovimi i termave të referencës.