Ilir Metës i akordohet çmimi Personaliteti më Pozitiv i Politikës së Jashtme

Ilir Meta dhe personalitetet e tjera të vlerësura nga IFIMES
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është vlerësuar me çmimin Personaliteti më Pozitiv për Politikën e Jashtme gjatë vitit 2010, nga Instituti për Studime Ballkanike dhe Lindjen e Mesme IFIMES me qendër në Ljubljanë. Gjatë ceremonisë me rastin e 10 vjetorit të krijimit të Institutit IFIMES në Ljubljanë, çmimi iu dorëzuar Stjepan Mesiç, ish-president i Kroacisë, njëkohësisht President nderi i IFIMES.
Meta u vlerësua si personaliteti më pozitiv për vitin 2010, në kohën kur ishte zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm, për kontributin e tij pozitiv dhe real në mbarëvajtjen e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe për ndikimin e tij personal dhe institucional për forcimin e marrëdhënieve të mira rajonale dhe të fqinjësisë së mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Instituti vlerësoi vizionin e Metës në krye të diplomacisë shqiptare si një personalitet politik me peshë në rajon dhe me synim të qartë për të krijuar një rajon më të hapur, më pozitiv dhe më të integruar. Për akordimin e këtij çmim rol deçiziv ka luajtur vizita e Metësn në Serbi, që ishte e para e një niveli të lartë.
Çmime të tjera u ndanë edhe për Presidentin e Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë Ernest Petriç, ish-Kryeministrit të Serbisë Zoran Zhivkoviç, eurodeputin dhe nën-kryetarin e Delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian Jelko Kacin, si dhe Amir Ahmiç, zyrtar i Gjykatës së Hagës. /F.S/