Mesi dhe Murinjo, më të paguarit

Murinjo dhe Mesi - foto AFP / Dani Pozo
Lionel Mesi përveçse është lojtari më i mirë në botë është edhe për rrjedhojë më i paguari. Pas argjentinasit vjen David Bekam edhe pse ai është në fundin e karrierës.
Revista France Football ka zbuluar se tre herë fituesit i çmimit Lojtari i Vitit në Botë ka fituar nga paga dhe kontrata të ndryshme 52 milion dollarë për vitin 2011-të.
Pas 24-vjeçari që ka shënuar 51 gola për Barcelonën këtë sezon, ndiqet nga ish-kapiteni i Anglisë, që luan për Los angeles Galaxy. Bekam fiton në vit një shumë prej 50 milion dollarë. Diferenca mes tyre nuk është shumë e madhe duke parë se Mesi është në kulmin e karrierës ndërsa Bekam ka disa vite që është në perëndim e sipër.
Rivali i Mesti në fushë Kristiano Ronaldo është i treti me një fitim vjetor prej 46 milion dollarë duke lënë pas Samuel Eto, ish-sulmuesin e Interit që tashmë luan për klubin rus të Anzhit, fiton rreth 37 milion në vit.
Sulmuesi i Mançester Junajtit Uejn Runi është i pesti në listë me 32.6 milion dollarë në vit. Më pas vijnë dy lojtar të Mançester Sitit Serxhio Aguer dhe Jajaj Ture me 29.7 dhe 27.8 milion dollarë respektivisht.
10 e futbollistëve më të paguar e kompletojnë Fernando Torres me 26.4 milion, Kaka me 24.5 dhe kampisti i Gjermanisë Fili Lam me 22.6 milion dollarë.
Sa u takon trajnerëve Hoze Murinjo është në krye me 14.8 miluion euro në vit. Karlo ançeloti e ndjek me 13.5 milion, Pep Guardialo me 9.5 dhe Arsen Venger me 9 milion euro. Më pas vijnë Gus Hidink me 8.6, aleks Ferguson me 8 dhe Roberto Maçini me 5.9 milion euro.
Pjesë e 10 trajnerëve më të paguar janë dhe Fabio Kapello me 8.5 milion, Dik Advokate trajneri i Rusisë me 7 si dhe Antonio Kamaço me 6.1 që drejton kombëtaren e Kinës. /F.Stafa/