“MEICO”, 168 milionë lekë fitim nga municionet e Poliçanit
Kompania shtetërore “MEICO” fitonte të ardhura pa fund nga demontimi i armatimit ushtarak. Konkretisht, pas demontimit të municioneve në Kombinatin ushtarak të Poliçanit, mbetjet e së cilave shiteshin, kompania shtetërore ka fituar 168 milionë lekë. Të ardhurat bëhen publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e tij vjetor për vitin 2007. Po ashtu, çmimi i shitjes për copë të armatimit përcaktohej nga Ministria e Mbrojtjes dhe për kombinatin mekanik të Poliçanit, çmimi i shitjes për copë ishte 46.24 lekë. Pra, procesi i demontimit si nga ana e marketingut, ashtu edhe në administrim është drejtuar kryesisht nga ndërmarrja “MEICO” (shtetërore), e cila ka patuar të gjitha atributet e kryerjes së veprimeve në zbatimin e këtij procesi. Për vitin 2005, kombinati ka krijuar të ardhura në vlerë totale 56 268 434 lekë dhe për vitin 2006 janë krijuar të ardhura në vlerë 16 355 382 lekë. Nga këto ndërmarrjes “MEICO” i janë likuiduar të ardhurat përkatësisht: për vitin 2004 me vlerë 105 936 632 lekë; për vitin 2005 me vlerë 58 643 146 lekë; për vitin 2006 me vlerë 3 250 660 lekë. Duke iu referuar raportit të KLSH-së për periudhën nga viti 2004 deri në 8-mujorin e vitit 2007, e drejta e vendosjes së çmimit të shitjes i është hequr kombinatit të Poliçanit dhe i është dhënë ndërmarrjes ushtarake “MEICO”, si ndërmarrje e specializuar dhe e ngarkuar të kryejë të gjithë ankandet për shitjen e produkteve të dala nga demontimi. Ndërsa, kombinati në Poliçan ka kryer funksionin vetëm si zbatues kontrate të lidhur nga “MEICO”, kjo mbështetur në autorizimin nr. 5235/1, datë 14.07.2006, “Për lidhje dhe zbatim kontrate”, nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, e cila është zbatuar vetëm për katër subjekte që kanë fituar në ankandin e zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes sipas njoftim-fituesve. Po ashtu, në raportin e KLSH-së thuhet se: “nga kombinati mekanik në Poliçan dhe ndërmarrja “MEICO” janë lidhur kontrata të ndryshme për demontimin e armatimit, ku janë përcaktuar afatet dhe vlerat sipas llojeve të armatimit me urdhër të ministrit, sipas akt-akordimeve dhe koeficienteve të caktuar (normativave) të miratuara nga komisioni i
29 Mars 2008