KLD-ja shpall 22 vende bosh për kryetarët
Ikin dhe tre kryetarët, midis tyre dhe ai Krimeve të Rënda, Sandër Simoni. Çfarë u diskutua dje në mbledhje dhe pse u ra dakord për të monitoruar vendimet
Laureta Rryçi
Tiranë - Këshilli i Lartë i Drejtësisë deklaroi dje mbarimin e mandateve të tre kryetarëve të rretheve gjyqësore Sarandë, Vlorë dhe të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë. Burime zyrtare nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë bënë të ditur se Këshilli konstatoi mbarimin e mandateve të kryetarëve të Gjykatave të rretheve Gjyqësore Sarandë, Vlorë dhe Gjykatës së Parë për Krimet e Rënda, përkatësisht, Rasim Doda, Artur Malaj dhe Sandër Simoni. KLD-ja shpalli me këtë rast edhe fillimin e procedurës së konkurrimit për vendet vakante në të tria këto gjykata. Ndërkohë që pak ditë më parë (më 8 shkurt), KLD-ja konstatoi mbarimin e mandatit katërvjeçar në ushtrimin e funksionit të drejtuesve, të 14 kryetarëve të Gjykatave të rretheve Gjyqësore dhe atyre të Apelit, në vend, ku dhe vendosi të shpallë fillimin e procedurës për konkurrim në to. PO kështu, gjatë mbledhjes anëtarët e Këshillit morën vendime për një sërë çështjesh të tjera, ku midis të tjerave u vendos të monitorohet çdo vendim që do të merret nëpër gjykata.
Mbledhja
Në mbledhjen e djeshme Këshilli i Lartë i Drejtësisë miratoi vendimin lidhur me funksionet drejtuese në Gjykatat e Shkallës së Parë dhe Gjykatave të Apelit të vendit, vendim i cili është në koherencë të plotë me dispozitat e ligjit të ri për organizimin e pushtetit gjyqësor. Ky vendim synon të thellojë transparencën në vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke garantuar vendosjen e rregullave procedurale transparente dhe të barabartë, gjatë procesit të shqyrtimit të kandidaturave dhe të emërimit të kryetarit të gjykatës. Për herë të parë në historinë e Gjyqësorit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të fillojë të aplikojë debatin, transparencën dhe motivimin e vendimeve të veta, nëpërmjet vendimeve të arsyetuara dhe të shkruara për emërimet e kryetarëve të gjykatave. Këshilli i Lartë i Drejtësisë gjykon se vetëm votimi është i pamjaftueshëm për një proces transparent nëse nuk ka vendime të motivuara dhe të arsyetuara për shkaqet e këtyre përzgjedhjeve. Praktikat e një votimi krejt formal pa një vendim të motivuar tashmë do t’i përkasin së shkuarës.
Grup pune
Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi ngritjen e grupit të punës për të hartuar rregullat në lidhje me zbatimin e dispozitave respektive ligjore lidhur me suprimimin e Gjykatës Ushtarake dhe për gjetjen e zgjidhjes për sistemimin e gjyqtarëve të kësaj gjykate.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi gjithashtu, ngritjen e grupit të punës për hartimin e akteve normative, në zbatim të nenit 44, pika 2 të ligjit për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë. Konkretisht, grupi i punës do të hartojë aktet normative në lidhje me caktimin e procedurave unifikuese për ndarjen e çështjeve gjyqësore me short, si dhe do të përcaktojë kriteret dhe mënyrën e delegimit të gjyqtarëve.
Një pikë tjetër e rendit të ditës ishte konstatimi i periudhës së përfundimit të mandatit të tre kryetarëve të Gjykatave të rrethit Gjyqësor, në respektim të afateve ligjore.
29 Mars 2008