Tregtia e armëve, doganat raportonin progres në shtimin e të ardhurave
Raportet zyrtare pasqyrojnë shitjen e armëve në vitet e fundit. Eksporti i armëve, municioneve e pajisjeve të tjera ushtarake në vite
Ervin Koçi
Tregtia e armëve jashtë kufijve të vendit tonë, e njohur ndryshe si “eksporti i armëve”, rezulton si një aktivitet i rregullt dhe i njohur zyrtarisht edhe nga institucionet e shtetit shqiptar. Kjo tregti e pastër ka marrë përmasat e një biznesi të organizuar gjithmonë e në zhvillim, i cili ka ardhur në rritje sidomos 4 vitet e fundit. Doganat shqiptare faktojnë në dokumentet e tyre dhe në raportet e përvitshme të ardhurat e kësaj tregtie, e cila kalonte jo pak fitime edhe në buxhetin e shtetit, si dhe rriste arkëtimet në dogana. Sipas raportit të DPD-së, shifrat e kësaj tregtie përgjatë viteve të fundit kanë ardhur duke u rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare mbi shitjen apo blerjen e armëve, municioneve dhe materialeve të tjera plotësuese të kësaj kategorie (ushtarake), vlera e kësaj lloj tregtie të kontrolluar është shtuar bashkë me rëndësinë e këtij biznesi. Sipas kreut të Doganave Shqiptare, Përparim Dervishi, “nga llogaritjet e zhdoganimeve të bëra përgjatë viteve rezulton se trendi i tregtisë me këtë natyrë është prirur të shtohet. Kjo edhe për vetë ndërgjegjësimin të strukturave kompetente në vend për qarkullimin e këtij produkti”. Në këtë mënyrë dëshmohet se tregtia e armëve është zhvilluar paralelisht për një kohë të gjatë me tregtitë e produkteve të tjera, duke fiksuar edhe arritje në shifrat e realizmit vjetor të doganave.
Importi i armëve
Shteti shqiptar jo vetëm ka shitur, por dhe ka blerë armatime gjatë viteve të fundit. Në kuadër të tregtisë me jashtë (eksportit), importimi i këtyre produkteve ka nisur fillimisht me sasi të vogla, duke u karakterizuar edhe nga vlera monetare respektive të ulëta. Por, ndryshe nga sa parashikohej, blerja e armëve ose importi, sidomos gjatë tre viteve të fundit, ka ardhur në rritje. Këtë gjë doganat e justifikojnë me faktin se “procedurat për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO kanë rritur dhe nevojën për armatim të kohës dhe teknologji ushtarake”. Në bazë të të dhënave zyrtare nga raportet e DPD-së, “për vitin 2007 sasia e armëve të importuara nga vende të ndryshme drejt Shqipërisë arrin në 1178 tonë, ndërsa në vitin 2003 kjo sasi llogaritej në 683 tonë”. Për vitin 2004, sërish sasia e armëve të importuara ka rënë në një nivel të konsiderueshëm, duke u llogaritur në 178 tonë, ndërsa në vitin 2005 ato u rritën sërish dhe shkuan deri në 365 tonë. Ndërsa në vitin 2006, sipas të dhënave të DPD-së, “janë zhdoganuar 208 tonë armë e municione dhe deri në vitin 2007 rritja ka qenë e lartë, duke u finalizuar me 1178 tonë të tilla”. Vlera e këtij importi llogaritet për këtë vit (2007) deri në 43 milionë lekë.
Eksporti i armëve
Krahas importimit (blerjes) jo të vogël të armëve, mësohet se Shqipëria ka zhdoganuar kësaj here për eksport (shitje), armatime dhe municione luftarake në masë të konsiderueshme, sidomos gjatë 4 viteve të fundit. E gjendur në tonelata kolosale në zona specifike të vendit një pjesë e konsiderueshme e tyre është prirë të eksportohet jashtë vendit, në drejtim të vendeve të tjera, kryesisht vendeve të Lindjes, ku dhe tregu i këtyre mallrave është më i madh. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të DPD-së, nga 133 tonë në fund të vitit 2004, mësohet se armët dhe municionet e nxjerra jashtë vendit (të shitura), vetëm për vitin 2007 arrijnë deri në 2870 tonë. Kjo shifër, e konvertuar në vlerë monetare, llogaritet deri në 284 milionë lekë. Sasia e armëve të zhdoganuara, të cilat eksportohen në vitin 2004 llogariteshin vetëm 133 tonë, në vitin 2005 sasia arrin në 294 tonë, në fund të vitit 2005 kjo sasi shkoi deri në 534 tonë dhe në vitin 2006 kjo shifër është rritur deri në 2044 tonë armë. Po ashtu, mësohet se vendi ynë ka shitur në masë armë drejt Iranit dhe këtë e ka bërë sistematikisht për disa vite. Gjithashtu, një pjesë e armëve tona janë tregtuar për të shkuar edhe në drejtim të Gjeorgjisë apo dhe vendeve të tjera të Azisë dhe Afrikës.
Statistikat zyrtare sipas viteve
Viti 2004
Sipas të dhënave të DPD-së, për vitin 2005 janë eksportuar 294 tonë armë dhe municione. Nga kjo shifër janë përfituar nga Doganat shqiptare 60 milionë lekë (zhdoganime). Po ashtu për atë vit janë importuar dhe 178 tonë armë dhe municione. Sipas të dhënave nga doganat, për sasinë e importuar të këtij malli vlera doganore e tij llogaritet në 24 milionë lekë. Në këtë vit shënohet një sasi normale e zhdoganuar nga doganat shqiptare.
Viti 2005
Një vit më pas, në vitin 2005, sasia e armëve dhe municioneve të eksportuara ka arritur deri në 544 tonë. Vlera e sasisë së importuar të këtij produkti llogaritet në 60 milionë lekë për këtë vit. Në raportin zyrtar të atij viti të DPD-së, theksohen edhe shifrat e përfituara nga importi (blerja), ku vlera doganore shkon deri në 37 milionë lekë. Për këtë vit shënohet rritje në eksportin e armëve.
Viti 2006
Të dhënat zyrtare të DPD-së për vitin 2006 flasin se shifra e eksportimit të armëve dhe municioneve shkon deri në 2044 tonë. Kjo sasi përkthehet në një vlerë doganore të përfituar ose të arkëtuar prej 410 milionë lekësh. Po ashtu, për këtë vit llogariten 208 tonë armë dhe municione, të cilat janë importuar (blerë) nga vende të tjera në drejtim të Shqipërisë. Në vlerë monetare kjo sasi armësh dhe municionesh llogaritet nga doganat deri në 37 milionë lekë.
Viti 2007
Përsa i përket vitit që sapo lamë pas, 2007-s, doganat llogarisin rreth 2870 tonë armatime të eksportuara, si dhe sasi të konsiderueshme municionesh, lëndësh plasëse, si dhe aksesorë të tjerë plotësues të kësaj kategorie. Kjo sasi llogaritet në 284 milionë lekë në vlerë monetare doganore. Po ashtu, një vit më parë doganat llogaritën një sasi prej 1178 tonë armësh (raporti zyrtar i DPD-së për shifrat e zhdoganimeve). Kjo sasi llogaritet në vlerë monetare doganore në 43 milionë lekë.
29 Mars 2008