E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i qeverisë: “Municionet të shiten edhe për koleksionistë”



Qeveria shqiptare ka nxjerrë një vendim me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili i lejonte kësaj të fundit dhe nënkontraktorit të saj, “MEICO”-s, që të kryenin shitje armatimi dhe municionesh për interesa të ndryshme, ndër të cilat edhe për koleksionistët. Këta të fundit, nëse do të ishin të interesuar, mund të kontaktonin me shtetin shqiptar nëpërmjet MEICO-s dhe me pas bëhej shitblerja e armatimeve të ndryshme dhe municioneve, gjithmonë në bazë të VKM-së. Sipas saj: 1. Pas heqjes nga armatimi e përdorimi, armët, teknika, pajisjet dhe municionet e Forcave të Armatosura mund të shiten për qëllime muzeale, koleksioni apo për përdorim tjetër civil, vetëm pasi të çmilitarizohen (bëhen të paefektshme si armë). Procedurat e çmilitarizimit përcaktohen me urdhër të ministrit të Mbrojtjes dhe udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. 2. Çmimi për armët, teknikën, pajisjet e Forcave të Armatosura, që mund të shiten për qëllime muzeale, koleksioni apo për përdorim tjetër civil përcaktohet nga komisioni i miratimit të çmimeve, në Ministrinë e Mbrojtjes, pas çmilitarizimit të tyre. 3. Shitja e armëve, teknikës, pajisjeve, municioneve dhe lëndëve eksplozive të Forcave të Armatosura realizohet nëpërmjet ndërmarrjes “MEICO”, e cila zbaton çmimet e vendosura nga komisioni i miratimit të çmimeve e të miratuara në pikën 2 të këtij vendimi. 4. Këto produkte, pas negocimeve, i shiten kërkuesit më të parë, duke realizuar një çmim jo më të ulët se çmimi i miratuar.

29 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›