Perse korruptohen keta politikane
Pushteti ne Kosove eshte bere kombinim i njerezve te paafte me njerezit e pavullnetshem. Vullneti i te paafteve nuk i hyn ne pune shoqerise por as aftesia e te pavullnetshmeve.
Megjithate motori i zemerimit te qytetareve eshte pandershmeria dhe privilegjet e politikaneve mungesa e seriozitetit dhe sinqeritetit te tyre perkatesisht korrupsioni i politikaneve. Te gjithe tashme e dine dhe e shohin qe pushteti i shtetit eshte perdorur per ta bere shtetin te pushtetareve. Dy vjet e gjysme pas shpalljes se pavaresise Kosova ska sovranitet e integritet territorial por as zhvillim ekonomik e mireqenie sociale. Jeta normale eshte bere luks per shumicen e qytetareve ndersa luksi eshte bere jete normale per pakicen prej pushtetareve.
Si u katandisem me keta politikane dhe si u katandisen keta politikane nuk jane dy pyetje aq te ndryshme. Njerezit qe dikur sakrifikuan e rrezikuan edhe jeten se jo vetem pasurine e tyre sot jane bere njerezit me te pasur ne vend qe rrezikojne jetet e te tjereve. Qytetaret pa dyshim qe nuk e kishin kollaj te mos mashtroheshin. Por si eshte e mundur qe brenda fare pak viteve njeriu te perjetoje nje keso metamorfoze makaber Cilat jane ato shkaqe te paarsyeshme por edhe arsye te motivuara qe e mundesuan a kushtezuan nje transformim te ketille
Sigurisht qe behet fjale per politikane qe ne nje moment te jetes se tyre e braktisen idealin e tyre te deriatehershem. Nga endrra e tyre ideale per popullin e shoqerine u rrezuan ne realitetin e kendshem material per veten e tyre. Ideali eshte i thjeshte ndash ai zakonisht pershkruhet me nje fjale te vetme si liria drejtesia a barazia. Mirepo pa ideal ska moral. Momenti i braktisjes se idealit nga politikani gjithmone pasohet me momentin e indiferences ndaj moralit. Perballe idealit te tij dhe perderisa ideali eshte nenshtrati i mendimit te tij politikani eshte sherbetor i pervuajtur i shoqerise. I kredhur ne bollekun material ku gjithcka jashte reales ngjan utopike politikani behet nje mendjemadh qe beson se shoqeria duhet ti sherbeje.
Vetem nje dekade me pare konsiderohej qe angazhimi per vendin dhe popullin eshte obligim yni ndaj vendit e popullit. Besohej se qe te gjithe ne e secili nga ne i kemi borxh shoqerise e kombit dhe se duhet te punojme per ta. Sot politikanet e regjimit per cdo dite na e deshmojne qe ata besojne qe populli e shoqeria atyre iu ka borxh se qytetaret na qenkan mosmirenjohes ndaj tyre dhe se zhvatja qe ata ia bejne buxhetit te shtetit eshte e drejta e tyre per shkak te meritave te tyre. Ne fakt te vetmit njerez qe nuk i kane borxh vendit e popullit tone jane deshmoret e kombit. Qe te gjithe ne te tjeret jemi borxhlinj dhe mbesim borxhlinj.
Ndarja qe e ben politikani nga ideali i deridjeshem doemos behet edhe ndarje nga populli. Politikani i ndare nis e thekson tiparet e tij si njeri i jashtezakonshem si dikush qe nuk eshte si te tjeret e qe gjithsesi eshte me i mencur e me i dijshem se gjithe te tjeret. Ai nuk konsultohet me as me miqte e tij e lere me me qytetaret dhe ne themel te perjetimit qe ka per veten e tij ndodhet ky dallim ndermjet atij si personalitet shume i rendesishem dhe qytetareve te zakonshem qe perbejne vecse numra. Ky politikan nuk frikesohet nga qytetaret dhe as nga gjykimi historik meqe eshte ai vete qe i frikeson qytetaret dhe beson se eshte personalitet i rralle historik.
Braktisja e idealeve eshte menyra se si politikanet e presin bileten e tyre hyrese per korrupsion. Keta politikane nuk korruptohen kur vijne ne pushtet por shume me heret para se te vijne ne pushtet e disa prej tyre korruptohen pikerisht qe te vijne ne pushtet. Natyrisht qe ketu skemi pse merremi me politikanet te cilet as qe kishin ndonjehere ideale per shkak se Kosova sot nuk qeveriset nga politikane qe kurre spaten ideale por mu nga aso qe i braktisen ato.
Kur politikani heq dore nga ideali i tij kjo sdo te thote qe ai eshte teresisht jashte idealeve mandej. Me pare se kjo ai e perveteson nje ideal te huaj per interesa te huaja qe qytetareve e vetes ia racionalizon si urtesi te tij. Kreret institucionale dhe partiake te Kosoves e kane braktisur idealin nacional-clirimtar dhe jane zhytur ne ate neoliberal. Ata qe dikur e mbronin Kosoven sot po e shesin ate. Ketyre politikaneve qytetaret nuk iu kane aspak borxh. Keta politikane i kane shume borxh Kosoves.