MEM riaktivion faqen e saj pas sulmeve të hakerave serbë
Prishtinë - Ministria e Energjisë dhe Minierave MEM nga sot ka riaktivizuar ueb faqen zyrtare, e cila ishte bllokuar pas sulmit që hakerët serbë i kanë bërë me 7 janar 2009. MEM njofton se ueb-i tani e tutje do të jetë aktiv dhe se janë marrë të gjitha masat në mënyrë që siguria e tij të jetë më e lartë. Ndërkaq të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi të plota në këtë ueb si më parë për të shfrytëzuar të dhënat e publikuara.
Riaktivizimi i faqes zyrtare të internetit është bërë I mundur pas ndërhyrjes së specialistëve në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës.
Riaktivizimi i faqes zyrtare të internetit është bërë I mundur pas ndërhyrjes së specialistëve në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës.