Kthehet në prodhim njësia A5 e TC Kosova A – hiqen reduktimet
Prishtinë - Ekspertët e KEK-ut kanë arritur të kthejnë në prodhim njësinë A5 të TC “Kosova A” në punë një ditë para planifikimit. Kthimi i kësaj njësie në mesditën e sotme, e shtunë, ka stabilizuar furnizimin me energji elektrike, që ka rezultuar edhe me heqjen e reduktimeve për të gjitha kategoritë.
Pos njësisë A5, në punë janë edhe njësia A3 dhe njësitë B1 dhe B2 të TC “Kosova B”, dhe HC “Ujmani”, të cilat së bashku prodhojnë 700 deri në 800 megavatë/orë, ndërsa importi shkon deri në 280 megavatë/orë. Pra, në kohë piku në dispozicion janë mbi 1000 megavatë/orë.
Reduktime nuk ka për asnjë kategori, pos në zonat e mbingarkuara në trafot e transmisionit. Pra, KEK ofron energji elektrike në nivelet maksimale sa duron rrjeti i transmisionit nën menaxhimin e KOSTT sh.a. Për të mos ardhur deri tek reduktimet më të ashpërsuara në zonat e mbingarkuara, KEK apelon për kursim maksimal të energjisë elektrike, sidomos në rajonin e Dukagjinit dhe qytetet e Mitrovicës, Vushtrrisë, Skenderajt dhe Fushë Kosovës, njofton Zyra për informim pranë KEK-ut. RTK