Haradinaj: Qeveria po i shkakton humbje të mëdha Kosovës
Prishtinë - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër politikat e qeverisë së Thaçi, duke i cilësuar ato si hapa prapa në demokracinë e brishtë nëntë vjeçare të vendit. Gjatë fjalës së tij në takimin kryesisë së re të Aleancës së Gruas së Kosovës, zoti Haradinaj u shpreh se po hidhen hapa pas në politikën e jashtme, në atë të sigurisë dhe në atë politikën ekonomike.