Politika pro propozimit të Topit për mini-shengen ballkanik
Prishtinë - Propozimi i Presidentit të Republikës, Bamir Topi bërë homologut kosovar, Fatmir Sejdiu,për një mini-shengen ballkanik, ka gjetur mbështetjen e spektrit politik në Kosovë. Zëdhënësi i Partisë Demokracia e Re, Arjanit Hoxha, ka deklaruar se "Kjo ide për ne paraqet një ide brilante, e cila mund të zgjidhë shumë çështje të kontestueshme në rajon si dhe paraqet një plan ideal për përforcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Kjo ide do të kontribonte në përforcimin e marrdhënieve të mira ndërfqinjësore. Poashtu ideja për një zonë mini-shengen është në frymën e integrimeve dhe bashkëpunimit të mirëfilltë, levizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në rajon me ç’rast edhe mund të paraqesë avantazh në aspektin ekonomik ku shtetet antare do mund të kenë përfitime mjaft të larta në aspektin e rritjes ekonomike", theksoi zëdhënësi i kësaj partie, Arjanit Hoxha.
Ai shtoi se ideja për mini-shengen zonën për rajonin e ballkanit do të përshpejtonte edhe proceset për integrimin sa më të shpejtë në strukturat e NATO-s dhe Unionit Evropian për shtetet të cilat pretendojnë kyçjen në këto organizata.