Malaj dorëzon letrat kredenciale në Zvicër
Bern - I ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bern, Naim Malaj I ka dorëzuar letrat kredenciale Ministres së Jashtme zviceriane, , Mischelin Calmy-Rey. Malaj dhe Calmy-Rey diskutuan rreth marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë në mes Kosovës dhe Zvicrës. Zonja Calmy Rey ripërsëriti qëndrimin zviceran se sikurse deri tani edhe në të ardhmen do të jetë përkrah zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe në konsolidimin e institucioneve shtetërore.
Nga ana e tij, ambasadori i Republikës së Kosovës, Naim Malaj kërkoi që Zvicra të ndihmojë Kosovën në përfshirjen e saj në të gjitha institucionet ndërkombëtare
Nga ana e tij, ambasadori i Republikës së Kosovës, Naim Malaj kërkoi që Zvicra të ndihmojë Kosovën në përfshirjen e saj në të gjitha institucionet ndërkombëtare