E Diel, 1 Nëntor 2026

ORA: Pavarësia në rrezik, qeveria të bëjë ndryshime

Prishtinë - Partia reformiste ORA i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që gjatë 2009-s të vërë në prioritet të saj ruajtjen e pavarësisë së Kosovës, të forcojë diplomacinë, të punojë rreth njohjeve të reja, si edhe fokusohet në zhvillimin ekonomik të vendit. Kryetarja e ORA-s, Teuta Sahatqia ka thënë se për t’i realizuar të gjitha këto qeverisë i duhen njerëz të tjerë, të aftë për t’i çuar përpara proceset.

“Viti 2008 e përmbushi ëndrrën e pritur gjatë me shpalljen e pavarësisë. Këto janë sfida të cilat kërkojnë njerëz të rinj, profesionistë, ekspertë që do të tregojnë dhe luftojnë me dije në bërjen e Kosovës shtet funksional”, tha ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›