Selim Muca, mesazh urimi për fillimin e muajit të Ramazanit
TIRANË - Në prag të fillimit të muajit të Ramazanit kreu i Komunitetit Musliman shqiptar, Selim Muca, ka dhënë mesazhin e urimit për të gjithë besimtarët në mbarë vendin. Muaji i Ramazanit, i cili fillon të hënën është një muaj i rëndësishëm për besimtarët myslimanë në të gjithë botën.
Muça ka uruar besimtarët myslimanë brenda dhe jashtë vendit për një agjërim sa më të lehtë, ndërsa u shpreh se "muaji i Ramazanit është një muaj i madhëruar, që e ka bekuar Perëndia”.
Kreu i Komunitetit Mysliman uroi që "muaji i Shenjtë i Ramazanit të jetë muaji më i lumtur, sikurse t`ju sjellë të gjithëve paqe, dashuri në çdo pjesë të vogël apo të madhe të botës”.
"Muaji Ramazanit është muaji i bereqetit, begatisë, pasurisë, por kryesorja është muaji i faljes, pajtimit, bashkimit të të gjithë myslimanëve dhe të gjithë popullatës tjetër”,- tha Haxhi Selim Muça.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Selim Muca, mesazh urimi për fillimin e muajit të Ramazanit