"Jeta nën ujë e Daragjatit", shtëpitë nga brenda fshatit të përmbytur
Megjithëse situata në rrethin e Shkodrës është qetësuar dhe niveli i ujit ka filluar të bjerë, një tjeter problem vazhdon të mbesë dëmi i madh material që i është shkaktuar banoreve të këtyre zonave. Sipas tyre këto dëme shkojnë deri në 30 milionë lekë të vjetra.
Po ashtu edhe frika nga sëmundjet dhe epidemitë e ndryshme ka friksuar banorët e fshatit Derragjet të cilët kërkojnë që pas heqjes së ujit të Bëhet një dizifektim i menjëhershëm.
Kështu edhe pse kanë kaluar pesëmbëdhjetë ditë nga përmbytjet në Shkodër gjendja psikologjike e banorëve të këtyre zonave vazhdon të mbetet tepër e rëndë.