E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Shkatërrimi në Haiti është i jashtëzakonshëm

Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi sot se shkatërrimi i shkaktuar nga tërmeti në Haiti është i "jashtëzakonshëm".
Obama i bëri këto komente në një deklaratë të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë. Ai paralajmëroi për ditë të vështira në operacionet e shpëtimit.
Më herët, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, tha se planifikon ta vizitojë Haitin "shumë shpejt" për ta vlerësuar gjendjen në këtë vend të shkretuar. Ban gjithashtu tha se Kombet e Bashkuara do të përpiqen të sigurojnë 550 milionë dollarë për të ndihmar Haitin.
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar vlerësoi se deri 50 mijë njerëz mund të kenë vdekur nga tërmeti i së martës me fuqi prej 7 ballë i shkallës rihter.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›