E Diel, 1 Nëntor 2026

METE: Lëkundjet jo nga punimet, por nga tërmeti

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në një deklaratë për shtyp është shprehur në lidhje me shqetësimin e shprehur nga disa banorë të komunës Zharrëz, për lëkundje të tokës për shkak të punimeve në vendburimin e naftës të zonës së Patos-Marinzës. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës sqaron në këtë deklaratë se është rregjistruar një tërmet me magnitudë ML 3.1 duke shtuar se ka qenë ky tërmet burimi i lëkundjeve të tokës dhe jo punimet e kryera nga kompania.
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës siguron se punimet e kryera në zonë janë vazhdimisht në vëmendje të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me qëllim kryerjen e punimeve duke zbatuar me rigorozitet rregulloren teknike theksohet më tej në deklaratë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›