Përurimi i ambasadës Kosovare në Tiranë, Presidenca: Topi mungoi për shkak të virozës
TIRANE- Presidenti Bamir Tiopi nuk mori pjesë në përurimin e ambasadës Kosovare në Tiranë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore si pasojë e një viroze.
Zyra e shtypit e Presidencës ka sqaruar kështu pamundësinë e pjesëmarrjes së Presidentit Topi në ceremoninë e përurimit të Ambasadës së Kosovës në Tiranë
“Në pamundësi për të marrë pjesë personalisht për shkak të një gjendjeje virale, Presidenti Topi ka komunikuar në telefon me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kosovës, zotin Gani Veselaj, të cilin e ka uruar edhe njëherë për Festën e Pavarësisë së Kosovës, duke e falenderuar njëkohësisht edhe për ftesën. Të premten në mesditë, Presidenti Topi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, së cilës i shprehu edhe njëherë urimet më të ngrohta për katërvjetorin e Pavarësisë së Kosovës",- thuhet në reagimin e Presidences.
Zyra e Presidencës sqaron se kreu i shteti ka qënë i përfaqësuar si në ceremoninë e përurimit të Ambasadës, ashtu edhe në pritjen në Hotel ‘Sheraton’ nga këshilltarët e tij, të cilët i kanë përcjellë Kryeministrit Thaçi, Zëvendëskryeministrit Pacolli, Ministrit të Jashtëm Hoxha dhe përfaqësuesit diplomatik të Republikës së Kosovës urimet më të përzemërta në emër të Kreut të Shtetit shqiptar.
MUNGESA E TOPIT DHE RAMËS, REAGON AMBASADA E KOSOVËS
Ambasada e Kosovës në Tiranë reagoi dy ditë më pas nëpërmjet një njoftimi për shtyp në lidhje me mungesën e Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë inaugurimit të godinës së saj më 17 shkurt. Sipas njoftimit, ftesat janë shpërndarë nga ana e Bashkisë së Tiranës. “Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë ndërsa merr shkas nga lajmet e publikuara në shtypin e ditës për mungesën e ftesave për Presidentin Bamir Topi dhe liderin e opozitë Edi Rama në aktivitetet e djeshme sqaron opinionin publik se ceremonitë e organizuara me rastin e 4-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Përurimi i Selisë së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë dhe Pritja me rastin e 4-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës janë organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, ndërsa Ceremonia e përurimit të Rrugës, “Ibrahim Rugova”, ka qenë kompetencë e Bashkisë së Tiranës",- thuhej në sqarimin e Ambasadës së Koasovës.
PËRUROHET AMBASADA KOSOVARE NË TIRANË
Më 17 shkurt 2012, ditë e cila përkoi edhe me 4 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, në Tiranë është mbajtur ceremonia e përurimit të ambasadës kosovare. Ndërkohë, Bashkia Tiranë po në këtë ditë i dha një rruge në kryeqytet, pranë zones së Shallvareve emrin "Ibrahim Rugova". Gjatë ceremonive u vu re mungesa e kreut të shtetit Bamir Topi dhe kreut të opozitës Edi Rama.
(el.me/BalkanWeb)