E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, i ngacmojnë gruan, 38-vjecari terror me armë zjarri

KORCË- Një person ka terrorizuar qytetarët e Korcës, pasi ka qëlluar me armë zjarri, një ngjarje e ndodhur paraditen e sotme ne lulishten ‘Fan Noli’ pranë poliklinikës së qytetit.

Sipas policisë pas një konflikti për motive banale 38-vjecari, Arban Bregu, pronar i një biznesi ka gjuajtur me armë në drejtim të disa personave të tjerë, të cilët pretendonte se i kishin ngacmuar bashkëshorten. Më pas këta të fundit kanë arritur ti marrin armën e zjarrit tip shotgan, ndërsa ka qenë ndërhyrja e policise që ka shmangur plagosjen e ndonjë personi.

Mësohet se 38-vjecari Bregu është vetëdorëzuar në polici, ndërsa policia ka nisur punën për ndalimin e personave të përfshirë në këtë konflikt. Ngjarja ka ngjallur panik te qytetarët e shumtë, duke qenë se ajo ka ndodhur në një zonë tepër të frekuentuar.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›