E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: 21 vjet më vonë Shqipëria peng i sekretarit të Enverit

TIRANE-20 shkurti, data kur përkujtohet rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha është komentuar dhe nga kryesocialisti Edi Rama. Në të njëjtën linjë si kryeministri Berisha që akuzoi opozitën se kryesohet nga pasardhës të atyre që komandonin diktaturën, Rama akuzoi kreun e qeverisë si sekretar të Enver Hoxhës.
“Askush ndër ata që rrëzuan monumentin e Enverit s'e imagjinonte dot që 21 vjet më vonë Shqipëria do mbahej peng nga një sekretar i Enverit”, shkruan Rama në rrjetin social Twitter.
Më tej kryesocialisti cilësoi të turpshme akuzat që Berisha i adresoi opozitës në këtë përvjetor të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.
“E turpshme që 21 vjet pas rrëzimit të monumentit te diktatures sulmohet egërsisht opozita teksa vendi lëngon mes krizash të keqqeverisjes. Pushteti më i korruptuar në historinë tonë është turpi i gjallë i shkeljes mbi të gjitha ëndrrat e shpresat që sollën rrëzimin monumentit!, shkruan me tej Rama ne Twitter".

Kreu i PS theksoi se në 7 vjet qeverisje, PD nuk bëri asgjë për ish-të përndjekurit politikë, por vetëm inaguroi një pavion muzeal, që Rama e cilësoi, komunist.

“Në 7 vjet uzurpatorët e qeverisë shqiptare nuk bënë për të përndjekurit asgjë më shumë se riinaugurime të një pavioni muzeal tipik komunist”.

(d.b/BalkanWeb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›