Korçë- Biznesmeni terrorizon kalimtarët, qëllon me armë në mes të qytetit
Korçë- Një biznesmen 38-vjeçar ka terrorizuar sot banorët e Korçës kur pas një konflikti personal ka filluar të qëllojë me armë zjarri në qendër të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të Korçës ku shtetasi Alban Bregu ka shtënë disa herë në drejtim të një personi të paidentifikuar nëpër trotuaret ku po kalonin dhjetra kalimtarë. Ndërkaq mësohet se fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë apo të plagosur.
38-vjeçari ka shtënë me një armë tip shotgun pasi pretendon se personi tjetër i ka ngacmuar bashkëshortën. Me të mbërritur policia në vendngjarje Bregu është vetëdorëzuar, ndërkaq mësohet se dy personat ishin shoqëruar edhe disa ditë më parë në polici për shkak të konflikteve të vazhdueshme mes tyre.
Mesohet se i arrestuari Bregu ka në pronësi një argjendari dhe një restorant në rrugën Korçës-Pogradec, ndërkohë policia njofton se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes që për fat nuk shkaktoi një tragjedi.
Shkrime të tjera me interes:
- Elbasan- Vritet me armë zjarri biznesmeni, në kërkim autorët Elbasan- Një 40-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e...
- Durrës, vritet në mes të qytetit 35 vjeçari Durrës- Një vrasje me armë ka ndodhur mesditën e sotme...
- Vlorë- Vritet me armë biznesmeni, në kërkim autori Vlorë- Një 45-vjeçar ka mbetur i vrarë ditën e djeshme...