E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, 5 vjecarin e kafshon gjarpri vdes pas disa orësh

Vogëlushi së bashku me të afërm të tij kanë kaluar në një arë të mbjellë me jonxhe për të shkuar të laheshin në rezervuarin e fshatit. Në kurrizin e këmbës së vogëlushit janë gjetur gjurmët e kafshimit të gjarprit. 

KORCE- Mesditën e së shtunës, rreth orës 12.30 minuta vogëlushi 5 vjecar, i shoqëruar nga I vëllai dhe disa të afërm ka qenë duke shkuar tu larë në rezervuarin e fshatit Laminot, ( ku banonte) komuna Pirg e rrethit të Korcës.

Gjate kohës që kanë kaluar në një arë të mbjellë me jonxhe, vogëlushi është kafshuar nga një gjarpër. Njoftimi i policisë informon se fëmija është dërguar menjëherë nga të afërmit në Spitalin Civil të Korcës, ku ka marrë dhe ndihmën e parë në sallën e reanimacionit.

Mjekët vendosën që rreth orës 18.00 të transportonin 5 vjecarin në Tiranë për ti dhënë një ndihmë më të specializuar. Rrugës gjatë transportimit për në kryeqytet- njofton komunikata e policisë- ka gjetur vdekjen dhe është transportuar sërish për në Spitalin Civil të Korcës në gjëndje të vdekur.

“Gjate kqyrjes në pjesën e kurrizit të këmbës së majtë të fëmijës me inicialet V. B. u konstatuan tre dëmtime në formë gërvishtje me gjatësi 0.1 mm , karakteristikë e kafshimit të gjarprit, ndërsa nuk janë konstatuar dëmtime të tjera në pjesë të trupit.”
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›