METE Te papune 2500 naftetare sindikata Krim
Shitja e Albpetrol krijon nder te tjera edhe efekte te renda sociale-ekonomike per punetoret e ndermarrjes pasi procesi do te shoqerohet me largime masive nga puna. Aktualisht kompania ka rreth 4 mije punetore dhe pronari i ri nuk do ta pranoje kete fakt per shkak te kostove dhe planit te ri te zhvillimit. Ne kete menyre Ministria e Ekonomise ka planifikuar largimin e te pakten 2500 punonjesve nga puna per ti trajtuar me pas me kushtet e nevojshme financiare. shte parashikuar se si do te behet trajtimi i punonjesve te shoqerise pas privatizimit te saj me te cilet do te behen te gjitha marreveshjet per kontraten kolektive te punes. Ndersa ne ato raste qe sigurisht do te kete reforme strukturore nga te ardhurat e privatizimit punetoret do te kene te sigurt ne cdo rast pagen e nje viti dhe vjetersine e punes tha ministri Naco.
Sakaq kreu i Sindikates se Naftetareve Dilaver Xhelili thote se privatizimi do te sjelle e qindra te papune dhe ky veprim nuk eshte i drejte duke gjykuar se per shume vite kane dhene sakrificat per zhvillimin e sektorit. shte nje krim qe na behet neve qe kemi punuar per vite te tera dhe papritur e shohim veten ne mes te rruges thote Xhelili.