Moldavia ende pa president
Moldavia mbetet ende pa president. Kryetari i parlamentit dhe presidenti i përkohshëm Marian Lupu fitoi me 58 vota, por nuk mori dy të tretat e votave të nevojshme, për shkak të një bojkoti nga komunistët.
Një votim i ri për të zgjedhur presidentin e Moldavisë do të mbahet në muajin janar. Në qoftë se askush nuk fiton, parlamenti do të shpërbëhet dhe të zëvendësohet në zgjedhje të reja.
Moldavia është një nga vendet më të varfëra të Evropës ndërsa ka qenë në një bllokim politik nga viti 2009.