Opozita kunder Kryeministri po shet pasurine e shqiptareve
Opozita e ka kundershtuar me force shitjen 100 per qind te Albpetrolit ne kushtet kur e gjithe e bota e konsideron naften pasuri strategjike te nje kombi. Te gjithe me radhe si Mimi Kodheli Arben Ahmetaj dhe Erjon Brace qe te tre anetare te Komisionit Parlamentar te Ekonomise kane leshuar akuza dhe dyshime mbi procesin. Trajtimi qe ju i beni kesaj pasurie kombetare eshte i papergjegjshem dhe ne si opozite sot kemi merak sot kemi frike qe ky lloj privatizimi per shkak te mungeses se definicionit te investitorit strategjik mund te perfundoje si privatizime qe sot nuk rezultojne efektive qe sot kane rritur kostot e faturave te shqiptareve si rasti i CEZ-it. Opozita eshte tejet e shqetesuar me menyren se si ju sillni kete ligj se si ju paraqisni kete formule me menyren se si eshte administruar kjo pasuri dhe ne do ta monitorojme procesin dite pas dite dhe ju garantoj qe te kete nje pseudo-privatizim ku pasuria me e shtrenjte kombetare nafta dhe gazi te kaloje ne duar te klienteve te qeverise tha deputeti socialist Arben Ahmetaj. Opozita ben me faj Kryeministrin per menyren sesi po e trajton procesin e privatizimit ne nje kohe kur as ne Kuvend nuk ishte i pranishem. Ne kete pike me i ashper ishte deputeti Taulant Balla kur tha se Berisha duhet te ishte i pranishem ne kete seance kuvendore dhe jo te linte dy ministrat aleate qe te mbronin shitjen e Albpetrolit. Berisha-Tartari Fazllic-Berisha e me pas Bishop moren vendburimet e naftes. Nuk e di se ke mbron qeveria jone interesat e serbeve apo te shqiptareve.
Anetaret e opozites ne Komisionin e Ekonomise ngriten shqetesimin e mungeses se modelit se cfare do te behet me te ardhurat ndersa propozuan qe shteti te ruaje nje pjese te aksioneve kurse te ardhurat te shkojne nder te tjera per trajtimin e punonjesve.
Nga ana tjeter deputetja socialiste Mimi Kodheli theksoi qendrimin e opozites kunder privatizimit te Albpetrolit duke nenvizuar se vetem populli pronar mund te vendose per tjetersimin e pronave publike duke shtuar me pas se PS-ja nuk eshte kunder privatizimeve apo privatit ne teresi. Per opoziten prona publike eshte njesoj e shenjte si ajo private. Me privatizimin e ARMO-s kemi pasur me shume evazion fiskal ndotje te mjedisit. Evazioni i bere me naften virgin eshte ne syte e te gjitheve. Privatizimi i CEZ ka sjelle perkeqesim te gjendjes financiare te KESH-it deklaroi Kodheli.