E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE: Uji në Fierzë 1 metër mbi nivelin e sgurisë

Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës deklaroi sot se pavarësisht mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Fierzës është në shi fra problematike.
Sipas burimeve zyrtare nga METE, mësohet se niveli në Foerzë është në kuotën e
293.97 metrave, rreth një metër më shumë sesa lejohet nga rregullorja e cila përcakton tre metër diferencën e sigurisë nga niveli maksimal 296 metër.
METE bëri me dije se prurjet në Fierzë, janë në sasinë 500 m3ujë/sek ndërsa në hidrocentralin e Komanit, prurjet janë 130 m3ujë/sek, kurse niveli i liqenit është 171,74 metër, nga kuota maksimale mbajtëse në 176 meter.
Në HEC-in e Vaut të Dejës, niveli i ujit është në 75,07 metër
Ministria e Ekonomisë deklaroi se hidrocentralet po punojnë me kapacitet maksimal, ndërsa prodhimi i energjisë është në vlerën e 28,1 milionë kilovat orë.
Sipas METE, KESH po eksporton dhe po shet 14.4 milionë kilovat/orë energji, ndërsa konsumi i brendshëm është 22,9 milionë kilovat/orë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›