Zhvlerësohet leku, euro fiton disa pikë
ndërsa euro këmbehet me 139.1 lekë në blerje dhe 139.6 lekë në shitje. Sipas kambistëve pritet një forcim i mëtejshëm i monedhës së eurozonës, e cila gjatë ditëve të ardhshme mund të prekë nivelin e 140 lekëve. Zhvlerësimi i lekut shqiptar është ndikuar jo vetëm nga ecuria e bursave, në të cilat euro është forcuar kundrejt dollarit, por edhe nga mungesa e valutës në treg. Ndërkohë që sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2009 monedha jonë u zhvlerësua me 16%, ndërkohë që në janar të këtij viti rënia ishte 8%. Nga dobësimi i lekut penalizohet të gjithë klientët e bankave që kanë kredi në valutë, pasi ata do të paguajnë më shumë për këstin mujor, ku normave të interesit u shtohet edhe kostoja e transaksionit. Një tjetër ndikim është ai në tregtinë e jashtme, zhvlerësimi i lekut rrit vlerën e importeve, çka do të thotë edhe rritje e çmimeve për mallrat e konsumit në treg, gjë që rëndon mbi të gjithë konsumatorët.
Last Updated on E Shtune, 13 Mars 2010 21:34