METE nis procedurat e konkurimit per zonat e reja minerare
Tirane 12 Tetor 2011 NOA - Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes realizoi sot procedurat e para konkuruese per dhenien e se drejtes te aplikimit per leje minerare i thane burime zyrtare nga METE agjencise NOA.
Me kete procedure eshte realizuar konkurimi per gjashte zona minerare dhe eshte verejtur interes nga kompani te ndryshme minerare te vendit dhe te huaja.
Ne vazhdim METE konfirmoi se do te shpalle dhe 30 zona te reja per konkurim duke e cuar numrin e zonave te shpallura ne 66 nga 151 zona konkuruese te parashikuara ne planin vjetor. Me kete ritem Ministria e Ekonomise parashikon qe brenda javes se ardhshme te shpallen per konkurim te gjitha zonat e miratuara ne planin vjetor minerar.
Kjo eksperience e pare ne dhenien e te drejtave minerare kerkon te realizoje konkurencen dhe transparencen per nje perzgjedhje te kompanive me te afta financiarisht dhe profesionalisht per zhvillimin e veprimtarive minerare.
Me fillimin e ketyre procedurave METE permbush nje nga objektivat e saj kryesore per zhvillimin e sektorit minerar ne vend qe eshte transparenca e perzgjedhjes se kompanive qe aplikojne per leje minerare.
METE po ashtu tha se tek webisti i saj eshte e publikuar e gjithe paketa e re ligjore per sektorin minerar dhe gjithashtu jane te publikuara te gjitha zonat e reja minerare per te cilat do te konkurohet brenda fundit te vitit 2011.
METE thekson se eshte e bindur se publikimi dhe transparenca e ketij procesi do te nxisin te gjithe aktoret e interesuar ne sektorin minerar per te marre pjese ne konkurim.
e.t/NOA