E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza greke ekspertet Uli shkembimet tregtare

Kriza ekonomike në Greqi ka ndikuar direkt në raportet tregtare me Shqipërinë, duke sjellë më së shumti humbje për shtetin fqinj. Të dhënat e shkëmbimeve tregtare tregojnë uljen e në vlerë si të importeve ashtu dhe eksporteve. Shkaqet sipas ekspertëve nuk janë të shkaktuara vetëm nga problemet në Greqi.

“Vetë sektori industrial grek, qoftë ai i industrisë së lehtë apo industrive të tjera ka vështirësi, ka një tkurrje të jashtëzakonshme, kështu që edhe mallrat përgjegjës që vijnë në Shqipëri kanë një konkurrencë më të madhe dhe vështirësi për të hyrë. Kemi edhe kompani greke që janë në Shqipëri. Kanë pasur ulje në shitjet e tyre dhe për pasojë gjithë furnitorët e tyre që vijnë nga Greqia kanë kërkuar më pak mallra për shkak të uljeve të shitjeve dhe si pasojë edhe këto japin një efekt në tkurrjen e importeve. Këto importe përsëri nuk janë të neglizhueshme për Greqinë, pra importet tona që do të thotë eksportet greke është në vlerë 2.75 % për ekonominë greke”, tha Olti Rrumbullaku, petagog, fakulteti Ekonomik, UT.

Për Albanian Screen, shpjegohet dhe ecuria e eksporteve dhe raportet që kanë ndryshuar në dy vitet e fundit.

“Një problem që ne na intereson më shumë është edhe ulja e eksporteve tona. Nga 7.3 % që ka qenë në 2009-ën, në gjashtëmujorin e parë është vetëm një vlerë 5 % e totalit. Pra, eksportet shqiptare janë rritur me shumë vende, kurse me Greqinë janë në një bllokim”, theksoi Rrumbullaku.

Gjatë gjithë vitit 2009 janë importuar nga shteti fqinj, që është në krizë ekonomike rreth 67 miliard lekë mallra, ndërsa një vit më vonë vlera e importeve ishte rreth 62.7 miliard lekë. Brenda një viti, nga Greqia erdhën rreth 4.7 lekë më pak mallra, por duhet thënë që kjo vlerë mund të jetë më e madhe për shkak të zhvlerësimit të monedhës shqiptare ndaj euros.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›