METE reagon pas akuzave të Braces
TIRANE- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës reagon pas akuzave të deputetit socialist Erion Brace. Në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e këtij dikasteri Matilda Merxhani është shprehur se akuzat për import nga ana e Braces janë shpifje të pamoralshme“Kujtojmë se importi i energjisë për të cilën flet deputeti Brace nuk është bërë nga qeveria por nga kompania private CEZ”, u shpreh zëdhënësja e METE.Sipas saj prodhimi dhe eksporti në nivele të larta po bëhet për të shmangur çarjen e digave. Kështu në Kosovë KESH depoziton 6 mln kë/h në Kosovë, sipas cmimit të tregut.“Prodhim i lartë eksporti për të evituar katastrofat nga carja e digave. T’i kërkosh KESH të mos eksportojë do të thotë të kërkosh tragjedi kombëtare, do të thotë të kontribuosh për më shumë përmbytje dhe fatkeqësi.” Duke u solidarizuar me situatën, METE garanton opozitën se po ndjek situatën dhe nuk do lejojë shpifje për fakte që janë më transparente se kurrë.(m.a/BalkanWeb)